Nëpërmjet një njoftimit të LSDM-së thuhet se Mickoski sot “përsëri pa turp doli ta gënjejë opinionin”.

“Mickoski gënjeu se me Ligjin e ri për energjetikë do të rritet çmimi i energjisë elektrike. I gënjeu qytetarët se nuk do të mund kthehet tarifa e lirë e energjisë elektrike. Edhe një gënjeshtër e Mickoski është që ata që nuk përdorin ngrohje me parno duhet të paguajnë”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se Mickoski nuk thotë se si drejtor në ELEM në janar të vitit 2017 bleu energji elektrike me mbi 200 euro për një mega vat në orë.

“Micokski nuk thotë se si ai personalisht si këshilltar i Gruevskit dhe si drejtori i ELEM kishte pjesë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 100% dhe se ai personalisht u angazhua të heq tarifën e lirë të energjisë elektrike për interes të tij”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, derisa Mickoski ka qenë drejtor dhe këshilltar i Gruevskit, ka ndërtuar hidrocentrale ku çmimin e paguajnë qytetarët.