Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se Hristijan Mickoski ka pësuar debakël në samitin e PPE-së, që u mbajt në Zagreb.

Nga LSDM kërkojnë që Mickoski të sqarohet në lidhje me Marrëveshjen me Bullgarinë.

“Përderisa në vend Mickoski thotë se nuk e njeh emrin kushtetutues të shteti, nuk ka problem OBRM-PDUKM-ja e tij në Partinë Popullore Evropiane të jetë përfaqësuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në Rezolutën nga samiti i Zagrebit të EPP-së, konstatohet se BE-ja me mosmbajtjen e vendimit për fillimin e negociatave, ka bërë gabim historik, gjeostrategjik – që është edhe një shuplakë e nxehtë për Mickoskin. Mickoski e pranoi Marrëveshjen me Bullgarinë fqinje në takim me kryeministrin Borisov “pa dilema”. Sinonim për lajm të rremë dhe patriot të rremë është vetë Kristijan Mickoski, çiraku i Nikolla Gruevskit nga Budapesti. Për debaklin dhe humbjen e patriotizmit të tij të rrejshëm, Mickoski fajin ta kërkojë tek vetja”, thonë nga LSDM.