LSDM: Në Evropë jemi ndër të parët me sëmundje nga gripi, Qeveria të reagojë urgjentisht

LSDM-ja ka reaguar pas vdekjes së dy fëmijëve si pasojë e gripit. Ata thonë se Maqedonia është e para në Evropë me më shumë qytetarë të sëmurë nga gripi. Sipas tyre qeveria e ka fshehur këtë infromacion, duke dashur të mos tregojnë paaftësinë e tyre.

“Maqedonia është ndër të parat në Evropë me sëmundje të gripit. Këtë nuk keni mundësi ta dëgjoni nga Qeveria në largim, pasi ajo fsheh informacione të tilla. Në këto të dhëna zyrtare që janë publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, mund t’i shihni dhe në linkun https://flunewseurope.org/. Maqedonia është ndër dy vendet me ngjyrë të kuqr, si shtet me më shumë intenzitet të gripit. Është e palejueshme që institucionet të fshehin këto informacione nga qytetarët”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas informacioneve të LSDM-së, në Klinikën e fëmijëve në gjendje kritike është edhe një fëmijë./Telegrafi/