“Të gjithë partitë që kanë fituar mandate në Kuvend, përveç udhëheqësisë kriminele të VMRO-DPMNE-së, nuk guxojnë të lejojnë formim të Qeverisë, në të cilën do të merrnin pjesë personat e akuzuar për vepra të rënda penale, të cilët i kanë shkatërruar jetët dhe perspektivën e qytetarëve të Republikës  së Maqedonisë”, porositi Bordi Ekzekutiv i LSDM-së, në mbledhjen e djeshme, njofton Portalb.

Në deklaratën e partisë, theksohet se Bordi Ekzekutiv i LSDM-së, edhe një herë vlerësoi se është arritur sukses i madh në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

“Është e konstatuar se do të mbahet mend në praktikën politike, se në Maqedoni është shembur regjimi pa dhunë, me laps dhe me zë. Qëndrimi i Bordit Ekzekutiv të LSD-së është se Maqedonia patjetër të formojë Qeveri të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë e cila do të nisë me zgjidhjen e problemeve të tyre reale”, thonë nga LSDM. /Portalb