LSDM: Nga 12 mijë denarë për çdo familje pa të ardhura

LSDM sot njoftoi se me Planin e ri për jetë parashikohet çdo familje katër anëtarëshe që nuk  ka asnjë lloj të ardhure të marrë në muaj nga 12 mijë denarë nga shteti.

“Familjet me të ardhura nën 12 mijë denarë do ta marrin dallimin deri në 12.000 denarë nga shteti. Për shembull, nëse një familje ka të ardhura mujore prej 4.000 denarësh, nga shteti do të marrë edhe 8 mijë denarë çdo muaj. Nëse sot kishte 12.000 denarë të garantuara  për çdo familje që jeton në varfëri, do të kishte mjaftueshëm para për çdo shtëpi edhe për ushqim edhe për ngrohje në këto ditë të ftohta dimri”, thuhet në njoftim.

Qëllimi ynë, shtohet në njoftim, është me  politikat e mbrojtjes sociale, gradualisht, personat që jetojnë në varfëri të dalin prej saj. Për këtë është e nevojshme një Qeveri e re përgjegjëse  për qytetarët e Maqedonisë dhe institucione të ndërgjegjësuara që bëjnë politikë reale në interes të tyre, citon LSDM-ja.