Lidhje Social Demokrate informon se masa për të rritur pagën minimale do të fillojë jo më vonë se nga muaji prill, transmeton TetovaSot.

“Kjo Do të thotë se punëtorët që tani marrin 10.800 denarë pagë, më vonë se nga prilli do të marrin 12.000 denarë. Kjo do të thotë se punëtorët në industrinë e tekstilit dhe të lëkurës, të cilët tanbi marrin 9.000 denarë pagë, më vonë se nga prilli do të marrin 12.000 denarë paga minimale. Financiarisht do t’i mbështesim ndërmarrjet që të jenë në gjendje për të dhënë pagë minimale prej 12.000 denarë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga partia shtojnë se të gjithë punëtorët e meritojnë trajtim të barabartë nga shteti dhe mbrojtjen e punës së tyre.