Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se partia maqedonase opozitare punon kundër interesave të qytetarëve dhe në vend të konstruktivitetit po bën bllokime dhe pengesa për ligje të rëndësishme.

“Në Komisionin për Financa dhe Buxhet, deputetët e OBRM-PDUKM-së pengojnë Ligjin për heqjen e interesave për shpenzimet në ndërmarrjet publike”, thonë nga kjo parti duke i përmendur bllokimet e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se kjo parti pengojnë edhe që dita e diel të jetë ditë pushimi, ndryshimet që mundësojnë punësim të përherhshëm për 4.700 mësimdhënës.

Ndryshe, pushteti dhe opozita maqedonase kanë pasur disa konflikte në lidhje me bllokikin e ligjeve në procedurë kuvendare, ndërsa pjesën më të madhe të ligjeve të rëndësishme, Qeveria i ka miratuar përmes flamurit evropian./Telegrafi/