LSDM-ja do të dorëzojë 4 ankesaGjykatënAdministrative për parregullsitë zgjedhore në njësinë e gjashtë.

Lajmin e ka bërë të ditur në një deklaratë për medie, zëdhënësi partiak Petre Shilegov.

 
“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk është në nivelin e detyrës sa i përket parregullsive”, ka thënë Shilegov.

Ai i bëri thirrje Gjykatës Administrative të mos bie pre e presioneve nga VMRO-DPMNE-ja.

Shilegov më tej tha se, rezultatet e ankesave nuk do të ndikojnë në formimin e qeverisë së re dhe se Gruevski sipas tij do të mbetet në opozitë.

Ndërkohë, nga Lëvizja Besa kanë thënë se nuk do të dorëzojnë ankesagjykatën Administrative pasi nuk i besojnë gjyqësorit të politizuar. /albeu.com/