Presidenti i komisionit për energji elektrike të LSDM-së Mitko Andrevski tha se qytetarëve të Maqedonisë do të kushtoj importi i energjisë 4.2 milion euro vetëm për këto dy 2 javë.

Maqedonia në pamundësi për të prodhuar energji elektrike aq sa harxhojnë qytetarët e vendit është detyruar që të importon rrym nga jashtë vendit.

“Përfaqësuesit e qeverisë në ELEM nuk guxojnë t’i fshehin këto informacione nga opinioni. Qytetarët duhet të dinë se në qoftë se kishte punuar REK Bitola, TEC Osllomej dhe TEC Negotinë, këtë dimër ku temperaturat shkojnë deri në minus 20, qytetarët nuk do të ishin në rrezik”, u shpreh Mitko Andrevski, nga LSDM.

Furnizimi me energji elektrike po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në pajtim me nevojat. Gjatë 24 orëve të fundit është vërejtur konsum i shtuar i rrymës edhe atë për mbi 30 për qind në krahasim me të zakonshmen për këtë periudhë, informojnë ELEM.

“Për konsumatorët e tregut rregullator janë dërguar 21,459 Mgh prej të cilave 17,859 Mgh apo 83 për qind janë siguruar nga kapacitetet vendore elektroenergjetike të SHA ELEM, ndërsa 3.600 Mgh, përkatësisht 17 për qind janë furnizuar nga importi. Për 11 ditët e para të këtij viti, prodhimi vendor është tejkaluar për 8,39 për qind në krahasim me të planifikuarën në bilancin energjetik”, nga Kompania ELEM.

Furnizimi i energjisë elektrike që po bëhet në këtë periudhë në kushte të konsumit rekord dhe temperaturat ekstreme të ulëta nuk do të ndikojë ndaj çmimit të rrymës, informojnë nga ELEM. Prej aty shtojnë se nuk është paraparë furnizim plotësues i energjisë elektrike, ndërsa nevojat e plota të konsumatorëve në tregun rregullator janë siguruar përmes prodhimit nga kapacitetet vendore elektroenergjetike.