Lidhja Socialdemorkate e Maqedonisë sot përmes një kumtese kërkoi që presidenti Gjorge Ivanov t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Programi i qeverisë së re reformuese e garanton unitaritetin e shtetit dhe siguron zhvillim dhe përparim të vendit. për këtë arsye Gjorge Ivanov është i detyruar ta respektojë Kushtetutën, t’ia japë mandatin kryetarit Zaev, i cili siguroi 67 nënshkrime për formim të qeverisë dhe të mundësojë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Qytetarët, qëndron në kumtesë, kërkuan politika të reja reale të cilat do t’u mundësojnë jetë dinjitoze, rroga më të larta dhe standard cilësor të jetës.