Do të ndërtojmë Qendër të re të Klinikës Universitare, moderne dhe funksionale në Shkup. Do të sigurojmë shërbime të cilësisë së lartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Do ta kthejmë koncpetin e të vetmes Qendrës Klinike Universitare, në të cilën gjitha klinikat do të lidhen funksionlaisht. Ju qytetarë ashtu keni zgjedhur dhe obligim i ynë është për ta bërë atë. Dhe ne do ta bëjmë”, kjo është deklaruar sot nga LSDM në një deklaratë për opinionin, transmeton Zhurnal.

Ata thonë se ka mbaruar koha e gënjeshtrave në Maqedoni. LSDM kujton që VMRO-DPMNE premtoi se deri më 2 janar do të ketë qendër të re klinike në Shkup, por ja sot është 2 janar dhe qendra klinike nuk është askund.

“Ka mbaruar koha e gënjeshtrave të qeverisë që ishtë në pushtet. Në mesin e gënjeshtrave më të mëdha është njoftimi se deri me 2 janar të vitit 2017, Shkupi dhe Maqedonia do të kenë Qendër të re Klinike. Sot është 2 janari 2017. Klinikë të re në Shkup nuk ka. Nga premtimet e Nikolla Gruevksit që së bashku me Nikolla Todorov më 2 janar të vitit 2014 janë shëtitur në Qendrën Klinike në Shkup, sot realiteti është ndryshe. Nuk është as Klinika e premtuar në Shtip, as edhe premtimin se do të rikonstruohet spitali në Strumicë, në gjendje të mjeruar janë spitalet në Prilep, Ohrid, Manastir dhe pothuajse gjitha shtëpitë shëndetësore në vend ku nuk as kushte elementare për funksionim. Ne, ashtu si jemi angazhuar në Planin për jetë që ju e keni mbështetur, perpos ndërtimit të Qendrës Klinike Universitare të re, do të kryejmë rindërtim të plotë dhe do paisim gjitha spitalet klinike në vendin tonë. Qytetarët në Maqedoni meritojnë cilësi të mirë të kujdesit shëndetësor. Po vjen jeta. Nga ky vit 2017 do të fillojmë për të krijuar jetën që kemi zgjedhur” qëndron në njoftimin e LSDM-së.