Nga LSDM-ja konsiderojnë se për Republikën e Maqedonisë është e domosdoshme që sa më shpejtë të zgjidhet Qeveria e re reformuese, e cila do të investojë 600 milion euro për ndërtim të rrugëve në dy vitet e para të mandatit dhe përfundimisht do të fillojë t’i zgjidhë nevojat reale të qytetarëve.

Në reagimin ndaj deklaratës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nga LSDM-ja potencojnë se ai me sjelljen e tij jep përshtypje se nuk ka lidhje me realitetin.

“Është e domosdoshme që anëtarët përgjegjës të VMRO-DPMNE-së t’i ndihmojnë partisë që të jetë opozitë e mençur dhe konstruktive e cila i nevojitet Republikës së Maqedonisë në interes të proceseve reformuese për qytetarët dhe integrimet euroatlantike”, thuhet në reagim.