Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë përmes një kumtese reagoi ndaj konferencës së sotme për shtyp të kryetarit të Shkupit Koce Trajanovski dhe ministres së Kulturës Elizabeta Kaneçska-Milevska, ku u paralajmërua rikonstruimi disavjeçar i Sallës Universale në Shkup.

“Qytetarëve u ka ardhur në maje të hundës prej gënjeshtrave për Sallën Universale. Në vitin 2013 Kaneçska-Milevska dhe Trajanovski publikuan se nuk është i mundur rikonstruimi i sallës dhe se objekti duhet të rrënohet. Edhe atëherë edhe tani shpenzohen paratë e qytetarëve kurse nuk ka asgjë prej premtimeve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.