Lidhur me rrahjen e ekipit të A1on kanë reaguar nga LSDM duke kërkuar nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE që në mënyrë urgjente të ndërpresin provokimet dhe sjelljet jocivilizuese, e cila, sipas tyre ka kulmuar këtë mbrëmje me rrahjen e punëtorëve medial.

“Thirrjet për linçim, gjuha e urrejtjes, incidentet e orkestruara në të cilën ka gurëzim dhe thyerje të objekteve, tentimet për shqetësim të familjeve në shtëpitë e tyre duhet të ndërpriten menjëherë. Kjo mënyrë të cilën e ka zgjedhur regjimi në largim, të vuajnë njerëz të pafajshëm, në mënyrë që kriminelet të mos bartin përgjegjësi për të bërat gjatë 10 viteve ndaj qytetarëve të Maqedonisë, është edhe një vërtetim për vendimin e drejtë të shumicës së qytetarëve për ndryshime dhe nevojën urgjente për transferim të qetë të pushtetit”, kanë reaguar nga LSDM, duke kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë të qetë, përcjell SHENJA.

Nga LSDM kanë shtuar se Maqedonia do të ketë Qeveri stabile e cila do të jetë garantues i qetësisë dhe sigurisë së shtetit. /SHENJA/