Përmes rritjes së ndihmës shtetërore për ndërmarrjet do të sigurohen vende të reja pune dhe paga më të larta, do të ketë subvencione më të larta për bujqit, porositën sot përmes kumtesës nga LSDM-ja duke theksuar se për këtë janë të obliguar para qytetarëve.

Ata thonë se Qeveria e re do t’i hap perspektivat euroatlantike të Maqedonisë, do të merren parasysh rekomandimet e Raportit të Pribesë dhe Komisionit Evropian dhe do të ketë edhe reforma në gjyqësi në pajtim me praktikat më të mira evropiane.

“Në vend të gjyqësisë svarovski e të partizuar të deritanishme, Maqedonia do të bëhet me gjyqësi të pavarur, gjyqësi profesionale dhe joselektive para së cilës të gjithë do të jenë të barabartë. Maqedonia përfundimisht duhet të bëhet shtet ligjor me sistem gjyqësor të pavarur”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Porosisin se do të ketë përgjegjësi për të gjitha dëmet të cilat i janë bërë Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj dhe për këtë nuk do të ketë kompromis.