Opinioni i njeh hipokrizinë, destruktivitetin dhe bllokimin e Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së e cila dëshpërimisht po tenton ta bllokojë zbatimin e preformave të projektuara për të cilat votoi shumica e qytetarëve,thuhet në reagimin e LSDM-së në konferencën për shtyp të Dragan Danevit nga VMRO-DPMNE-së.

“Përderisa Danev akuzon për bllokada, mu ai dhe kolegët e tij partiak në Kuvend në çfarëdo më[nyre tentojnë t’i obstruksione punës së Kuvendit dhe trupave kuvendor përmes formimit të dhjetë grupeve të deputetëve në Kuvend, përmes parashtrimit hipokrit të shtatëqind amandamenteve për buxhet”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga partia në pushtet porosisin se shumica parlamentare do t’i përmbushë premtimet e dhëna për standard më të lartë jetësor, vende të reja të punës dhe institucione profesionale.