Nëse VMRO-DPMNE-ja me të vërtetë kujdesej për Sallën universale, për 11 vite aq sa udhëhoqi me Qeverinë dhe me Qytetin e Shkupit, do ta rinovonte këtë objekt me rëndësi për qytetin dhe qytetarët.

Por në vend të kësaj, VMRO-DPMNE-ja harxhoi qindra milionë euro para të qytetarëve në barok, të rremë, gjips kartona, përmendore dhe instalime në shtratin e lumit Vardar, me çka përveç që në mënyrë kriminele dhe shkatërruese i harxhoi paratë e qytetarëve, e solli në pikëpyetje edhe sigurinë e Qytetit të Shkupit dhe qytetarëve të saj.

Nga VMRO-DPMNE-ja nuk kanë kredibilitet të flasin për Sallën universale dhe Qytetin e Shkupit, pas gjithë asaj që i kanë bërë qytetit, pas çka u dënuan rreptë nga qytetarët në zgjedhjet e fundit lokale. Ndryshimi i qeverisjes lokale në Shkup nënkupton edhe kthimin e shkëlqimit të Sallës Universale, siç meritojnë qytetarët.

Qyteti i Shkupit më në fund fitoi administratë transparente, përgjegjëse dhe shërbyese qytetare, e udhëhequr nga kryebashkiaku Petre Shilegov, e cila punon në interes të qytetarëve dhe qytetit dhe e cila i zgjidh problemet e grumbulluara të shkaktuara nga qeverisja e papërgjegjshme, kriminale dhe shkatërruese e VMRO-DPMNE-së.