LSDM-ja i është përgjigjur akuzave të VMRO-së, të cilët përveç dorëheqjes së Pavle Bogoevskit, kërkuan përgjegjësi penale edhe nga funksionarët tjerë qeveritar. Partia në pushtet thekson se partia e Mickoskit është parti simbol e krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimeve.

“Pavle Bogoevski tregoi përgjegjësi morale të lartë para qytetarëve, vlerë me të cilën nuk është njohur. Dorëheqja e deputetit Bogoevski për arsye morale hap një çështje të rëndësishme: A do të japin dorëheqje deputetët e VMRO-së të cilët janë të akuzuar në procese gjyqësore?”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.