Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se OBRM-PDUKM në Kuvend po përpiqet të bllokojë miratimin e Ligjit për pagë minimale.

“Asgjë e re nga OBRM-PDUKM, partia që mund të pajtohet se më në fund paratë përfundojnë tek qytetarët në vend se të përfundojnë në pallatin e bardhë”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, partia maqedonase opozitare, për 11 vite ishte kundër rritjes së pagave .

“E qartë është, OBRM-PDUKM dhe Mickoski s’duan që paga minimale të rritet në 14.500 denarë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së duke shtuar se oferta e Mickoskit dhe partisë së tij është grabitje e qytetarëve dhe kundërshtim i çdo mase që avancon standardin jetësor.