Prezantuesja e këngëtarja e njohur  Luana Vjollca po mundohet të mbaj një balanc mes gazetarisë dhe muzikës, gjë të cilën po ia del mjaft mirë.

Një vit të ri e më të vaçantë se herave tjera ajo e pati kësaj radhe, pasi që ishte e angazhuar në koncerte.

Me të lansuar edhe disa këngë të reja Luana ka filluar të mbajë edhe mbrëmje muzikore gjë për të cilën priti një kohë të gjatë deri të krijonte një repertuar të cilin mund ta performonte.

Në fotografitë e fundit të postuara nga ajo shihet një atmosferë e zjarrt vend ku nuk mungoi as kujdesi i adhuruesve të saj të cilët i dhuruan këngëtares dhuratën e saj të preferuar , lulet.

Surpriza në fjalë e lumturoi tej mase këngëtaren e cila po shijon tej mase eksperiencën e nisur së fundmi.