Qeveria siriane ka ndërprerë evakuimin e civileve dhe rebeleve nga lindja e Aleppos, duke akuzuar rebelët se kanë shkelur kushtet e marrëveshjes se mëparshme.

Burime pranë qeverisë siriane thanë për BBC-në se, rebelët kanë ndërprerë evakuimin e civileve nga dy qytete pro qeveritare.

Kanali televiziv shtetëror, Ikhbariya, raportoi se evakuimi është ndalur sot për shkak se kryengritësit kanë kërkuar që t’i marrin me vete të burgosurit.

Por, kanali në favor të opozitës dhe kryengritësve, TV Orient, ka pretenduar se milicitë proqeveritare shiite kanë shtënë kundër konvojeve të autobusëve gjatë largimit nga Alepoja, ka raportuar Reuters.

Kjo agjenci, po ashtu, ka njoftuar se dëshmitarët kanë thënë se së paku katër shpërthime janë dëgjuar në atë hapësirë, ku niseshin autobusët.

c5fb5c3b-be1d-4243-bc51-f4745c21b0fd_cx0_cy6_cw0_w987_r1_s_r1-768x432