“Asnjë mendje e bukur nuk ka ekzistuar, pa pak çmenduri”, kishte thënë Aristoteli.

Ndërsa tani doktorët janë të gatshëm të përshkruajnë ilaçe farmaceutike, në shenjat e para të luhatjeve të disponimit dhe i quajnë çrregullime. Mirëpo, del se luhatja e disponimit lidhet me nivele të larta të inteligjencës dhe kreativitetit.

Shkencëtarët sa i përket kësaj çështjeje ndahen në dysh, disa pajtohen se luhatjet e disponimit janë shenjë e inteligjencës së lartë, ndërsa disa të tjerë e refuzojnë këtë teori, mirëpo që të dyja palët pajtohen se ka lidhje në mes këtyre dyjave.