Teuta Arifi një emër i njohur në opinion si sinonim i dështimit, zhvatjes, keqpërdorimit dhe haresës së tetovarëve gjatë 8 viteve qeverisje me Komunën e Tetovës!

Personalisht në historinë dhe karrierën time njerëzore dhe profesionale, asnjëherë nuk kam ofenduar gjinin femrore, për hirë të respektit që tradicionalishtë ne si popull e kemi për gruan, nënën dhe femrën në përgjithësi, përkundrazi gjithmonë kam pasur respektin maksimal duke u nisur nga vetëdija njerëzore e imja se ajo është nënë, motër dhe grua e dikujt!

Teuta Arifi meriton respektin njerëzor si gjini femrore, por në asnjë mënyrë nuk meriton respektin si udhëheqëse e dështuar që në mënyrë aq të padhimshme ka keqpërdorur paranë e qytetarëve të Tetovës!

Teuta Arifi nuk meriton respektin e leje më përkrahjen e subjektit të saj BDI për këshillin e Tetovës, sepse ajo nuk i respektoi tetovarët për përkrahjen e dy mandateve që ja besuan me radhë!

Lista e saj për në Këshill dhe e subjektit të saj nuk meritojnë përkrahje sepse ajo në krye të Komunës së Tetovës, i haroi tetovarët, ua keqpërdori paranë e tyre që i depononin në buxhetin e Komunës nga taksat dhe tatimet, duke e futur komunën në borxhe maramendëse!

Vota për subjektin e Teuta Arifit na kujton se është votë për keqpërdorime, për borxhe të reja, për projekte të parealizuara me vite, për kontrata fiktive, për ngecje të Tetovës 8 vite stagnim pa asnjë ndryshim!

Prandaj qytetarët më 20 gusht në zgjedhjet për këshillin komunal, do ti japin KARTON TË KUQ partisë së Teuta Arifit, KARTON TË KUQ listës së saj dështuese 8 vite me rradhë!

Prandaj ashtu siç Bilall Kasami mori përkrahjen qytetarevë dhe dritën jeshile më 31 tetor të vitit të kaluar për të qeni i pari i komunës së Tetovës, jam i bindur se lista e këshilltarëve të Bilall Kasamit më 20 gusht, do mer DRITË JESHILE për një shumicë stabile, duke mos penguar më realizimin e projekteve dhe menaxhimin e Komunës së Tetovës deri në përfundim të mandatit!

Numri 8️⃣ është numër i fitores dhe numër i punës, andaj vota për numrin 8️⃣ është votë për zhvillim, votë për ndryshim, votë për përmisin e jetës së Tetovarëve!

Na priftë e mbara me një fitore të dyfishuar në Këshill!

Shkojmë për 8️⃣+8️⃣