Pse humbën deputet shqiptarët?

Kush i ka fajet:

1.  25 mijë shqiptar u fshinë nga lista e votuesve. Ata u fshinë në Përzhino.

2. Njësia e gjashtë kishte 30 mijë vota më shumë, 30 mijë vota u dogjën. Kjo ngeli fal partive në pushtet.

3.  50% e shqiptarëve nuk votuan. Disa kanë bojkotuar ndërsa Bujar Osmani në një emision tha se shumica nuk votojn se janë jashtë shtetit. Pse shkuan jashtë shtetit? Sepse këtu s’kanë perspektiv. Kush i solli në këtë gjendje? Pushteti… Po pse nuk votuan në diasporë? Të dëshpëruar, nga kush? Nga pushteti…

4. Shumë shqiptar e votuan LSDM-në. Kush e votoi? Shqiptarët që votuan LSDM-në u joshën nga platforma sociale, nga premtimet e LSDM për pension për të gjithë, shëndetësi falas, pagën minimale dhe mesatare, tatim më i ulët për kompanit e vogla, etj. Kush joshet nga kjo ofertë? Qytetarët që janë në varfëri të thellë dhe pa rrugë-dalje ekonomike. Kush i solli këta shqiptar në këtë gjendje? Pushteti…

5. Opozita në zgjedhjet e kaluara fitoi: 7 deputet PDSH dhe 1 RDK. Në këto zgjedhje partitë opozitare shqiptare fituan 10 deputet. Dmth 2 më shumë se në 2014, ndërsa ishin shumë afër edhe për 2 deputet të tjerë opozitar. Partia në pushtet nga 2014 për dy vite humbi 10 deputet. Dmth votuesit e BDI-së paskan votuar LSDM-në?

Nga kush paskan qenë të dëshpëruar këto votues? Pse këta votues nuk e votuan një parti shqiptare por LSDM-në?

As këta votues e aq më pak partitë opozitare nuk duhet të japin përgjigje, por në këtë pyetje duhet të përgjigjet BDI: Cfarë ju bëri votuesve të saj që i solli në këtë gjendje. Votat për LSDM-në mund të mos ju duken kombëtare, por ata votues nuk mund as të akuzohen për tradhëti. Akti i tyre nëse nuk është kombëtar është të paktën demokratik.

Por, tre arsyet e para që ndikuan në uljen e numrit të deputetëve shqiptar (fshierja, disbalansi në njësi zgjedhore, shkatërimi ekonomik, shpërngulja nga mungesa e perspektivës, varfëria, etj) nuk janë as kombëtare e as demokratike.

Për gjithcka që ka ndodhur duhet të jep përgjigje pushteti…