Lumir Abdixhiku sonte bëri të ditur se do të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abdixhiku përmes një postimi u shpreh se duhet një proces zgjedhës demokratik për të mbajtur një standard të lartë politik.

“Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nuk do të ketë marrëveshje; s’duhet të ketë! Do të ketë garë dhe garë të drejtë e me votë të fshehtë. Le të vendoset lirë. Veç LDK mund ta bëjë një gjë të tillë! Natyrisht se ka të tillë që – përkundër rezultatit të tanishëm – vazhdojnë të insistojnë në mosndryshim dhe se çdo ndryshim e refuzojnë ekzistencialisht.”, shkroi ndër të tjera ai në facebook.