MACRON DO TA VIZITOJË KOSOVËN

Kreu ekzekutivit, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virutal me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Macron shprehi mirënjohje për solidarizimin kundwr terrorizmit të Qeverinë së Kosovës dhe ambasadorit të shtetit tonë në Paris, Qëndrim Gashit.

Presidenti i Francës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit të Kosovës për një vizitë në Prishtinë, njofton Insajderi.

Ata biseduan për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit theksohet se u përmend arritja e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke dhe me kufijtë aktualë mes Kosovës e Serbisë.

Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave gjatë ditëve në vijim, si pjesë e mekanizmave për verifikim, të zhvillohen takime në nivel të ekspertëve që do të pasoheshin me takimin në nivel politik midis ministrave të brendshëm të të dyja vendeve.

Vlen të theksohet se Macron ka përshëndetur pjekurinë dhe kulturën e qytetarëve në rastin e aktakuzave për ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë nga Dhomat e Specializuara