Pamje mbresëlënëse janë kapur nga qiejt e shndritshëm të natës në të gjithë botën, duke treguar një nga tre superhënat që do të ndodhin këtë dimër, dhe i vetmi për këtë vit.

Nasa bëri të ditur shikimin e pabesueshëm hënor, të parin e “triologjisë së superhënave” në dy muajt e ardhshëm. Dy të tjerët do të ndodhin më 1 dhe 31 janar.

Natën e kaluar “Hëna e Plotë e Ftohtë” ka shkëlqyer në të gjithë botën, nga Londra në Uashington.

Hëna e Ftohtë shfaqet 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e shndritshme se zakonisht në të gjithë planetin.

“Superhënat janë një mundësi e mirë për njerëzit që të shohin hënën, jo njëherë, po sa herë tu jepet mundësia”, thotë shkencëtari i Nasa’s Goddard Space Flight Center, Noah Petro.

Astronomi Tom Kerss tha se momenti i saktë i hënës së plotë, kur hëna ndodhet përballë diellit në qiell ndodhi më 3.47 PM, në Mbretërinë e Bashkuar. “Këtë vit Hëna e Ftohtë është shumë më afër se mesatarja e hënave të plota këtë vit, aq afër sa të quhet një superhënë, sipas përcaktimit të gjerë të pranuar”, ka thënë Kerss.