Rudina Magjistari pritet të largohet nga emisioni i pasdites që mban për titull emrin e saj.

‘Koridoreve’ flitet se Rudina është ezauruar tanimë me emisionin që drejton prej vitesh dhe synon të bëjë një format të ngjashëm me spektaklin e Maria De Filipi ‘Ce’ posta per te’.

Të njëjtat burime thonë për ‘Pamfleti’ se vendin e Rudinës pritet ta zërë bukuroshja Jona Spahiu e cila u largua nga ekrani kur lindi fëmijën e saj.

Formati i emisionit të Rudinës në fakt realizohet njëkohësisht edhe në televizione të tjera e mbase kjo është edhe arsyeja pse Rudina ‘nuk e shtyn’ më dot…