Mahir Ziberi – kandidati i ASH&Alternativa për komunën e Zhelinës, bashkë me ekipin e tij si edhe me deputeten e zonës, Ilire Dauti mbrëmë në kuadër të fushatvs zgjedhore realizuan takim në fshatin LLërc, ku u pritën në mënyrë madhështore.
I mahnitur nga mikpritja e banoreve të Llërcës , kandidati për kryetar komune Mahir Ziberi pati edjhe një fjalim para banorëve të Llërcës që ishin të shumtë në numër. Ai ndër të tjera tha:

”Mendoja se politika do e ngrej unifikimin dhe vlerat tona që i kemi pasur e që i trashëgojmë si vlerë e cila nuk është për ta nënçmuar, mirëpo sot përfundimisht jam i bindur se politika duhet tu shërbejë njerëzve dhe jo njerëzit politikës.
Çdokund edhe në çdo debat më pyesin se cila është motoja juaj?
Cili është projekti që ju do të investoni ?

Përgjigja ime subjektivisht mendoj se duhet të ishte vetëm një projekt, pastaj ky projekt do të lind edhe do të krijojë kushte edhe për shumë projekte tjera.
Kësaj komune i duhet vetëm një projekt i cili quhet Unifikim!

Probleme tona janë të mëdha, nuk janë vetëm infrastrukturore, mungesa e vendeve të punës, por problem tejet shqetësues është problemi i migrimit . Të gjithë e dijmë dhe për ditë e shohim se si rinia jonë shpërngulet, por në fakt ajo nuk shpërngulet por ikën kur nuk ka kushte dhe të ardhme.
Ky fshat e meriton të ketë një fushë sporti nuk duhet ti marim në qafë edhe këta të rinjë që na kanë ngelur , tu bëjmë kushte, ti motivojmë, të paktën këto që i kemi të mos na ikin.
Një fushë sporti ashtu si e kërkon koha, ashtu si e kërkon edhe ky vend dhe kjo rini.

Mbrëmë ishim në debat dhe e kemi harxhuar 60% të debatit vetëm për ujin e pijshëm.
Pas kaq viteve pushtet, pas kaq viteve shpresë se do krijohen kushte jete të kohës, ne vazhdojmë hall ta kemi ujin e pijshëm .

Është turpshme dhe krijohet ndjesi e keqe kur e bisedon, po ta thuash kështu gojarisht apo ta shkruash në letër është shumë e lehtë.

A mund të bëhet, të instalohet rrjet ujësjellësi në Llërcë? Ju siguroj se mundet, por parasëgjithash duhet të kesh vullnet të kesh dije dhe të jesh këmbëngulës për të siguruar ujë, jo vetëm për Llërcën, po për të gjitha vendbanimet e Dervenit, për më tepër kur sot teknologjia e ka fjalën e fundit , mund të gjurmojmë, të gjejmë ujin, nëse jo në afërsi të LLërcës, atëherë në vendin më të afërt ku na e ka dhënë zoti, tha Mahir Ziberi.