Historia e dashurisë së reperit të njohur të Babastars, Majk, është bërë si një telenovelë e vërtetë. Vera e këtij viti ishte një periudhë e bukur për të dhe për ish të dashurën, Majlinda Zeka. Pasi e mbajtën të fshehtë për një kohë të gjatë, pas fotove që u zbuluan nga plazhi, të rinjtë e konfirmuan lidhjen edhe në rrjetet sociale kur postuan foto të dy bashkë. Por pak javë pasi lidhja ishte bërë publike, erdhi lajmi tjetër se Majlinda priste një fëmijë. Edhe pse askush prej të dyve nuk e konfirmoi, nuk kaloi shumë kohë që u përhap me shpejtësi lajmi se Majki dhe Majlinda u ndanë.

Lajmi i bujshëm pas kësaj ndarjeje ishte edhe deklarata aspak e hijshme e Majkit në Snapchat-in e tij, e cila, me gjasë, i drejtohej ish të dashurës: “Unë e bëra të famshme atë k…vë” – shkroi ai, por nuk qenë të pakta edhe reagimet apo komentet e fansave për gjuhën e ashpër.

Nëse deri tani gjithçka mbeti e dyshimtë për shtatzëninë, lajmin e konfirmon publikisht vetë Majlinda Zeka në profilin e saj në Instagram, ndërsa lajmëron edhe gjininë e fëmijës: “Një mrekulli kaq e madhe në një djalë kaq të vogël”, – shkruan ajo krahas fotos “It’s a boy” në Instagram.

2dcf40df43648e1c5cc353160b726d5b

Duket se gjithçka është konfirmuar tashmë. Majlinda do të bëhet nënë, por çfarë do të ndodhë me Majkin tani e tutje, ende nuk dihet.