Reperi i njohur Majk ka qenë gjithnjë i përfolur në media për jetën e tij private.

Ndonëse ka qenë i rezervuar duke mos u prononcuar rreth privatësisë së tij, prapëseprapë ai nuk ka mundur t’i shpëtojë syrit të kamerave ose paparacit.

Të gjithë e dinë që ai ishte në lidhje me Majlinda Zekën e cila është edhe shtatzënë, gjersa më pas dyshja i ndau rrugët duke mos u parë më nën shoqërinë e njëri-tjetrit. 

Tani duket se gjithçka ka kaluar, dhe Majk i është rikthyer normalitetit, madje në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale na ka lënë të kuptojmë se në zemrën e reperit tani gjendet dikush tjetër.

Ai ka udhëtuar së fundmi drejt Florences në Itali për të mbajtur një koncert, teksa ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaq një lule në formë zemre dhen në mbishkrimin e saj shkruan: “Veç për ty”.

 
 

 

Majk dedikim të veçantë për një person. Foto nga Instagram Story.

Nuk dihet nëse ky postim ka qenë dedikim për dikë apo thjeshtë fotografi e momentit, megjithatë lë vend për dyshime.

E ardhmja do ta tregojë më së miri nëse ky aludim është i vërtetë. /Telegrafi/