Reperi kosovar ka postuar një fotografi të djalit të tij Roan, të cilës i ka bashkangjitur dhuratën e tij të parë.

Përvec karrierës së tij në muzikë, duket se Majk do të jetë edhe një baba i përkushtuar.

Pas të gjithë fjalëve që qarkullonin në media, kjo ishte hera e parë që ai publikoi dicka në Instagram, e cila vërtetoi se djali ishte i tij.

Majk është bërë baba për herë të parë prej romancës që pati me Majlinda Zekën, marrëdhënie që tashmë ka marrë fund.

Ndërkohë, para disa ditësh ai ka publikuar këngën e tij ‘Katile’, e cila mendohet të jetë suksesi i tij i rradhës.