Majlinda Kelmendi sapo ka arritur në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë pas fitores së saj të radhës në Paris.

Majlinda tashmë është bërë edhe kampione e Grand Slamit të Parisit, duke mposhtur japonezen Natsumi Tsunoda në kategorinë deri 52kg.

“Fitoret asnjëherë nuk janë të njëjta. Çdo herë emocionet janë të ndryshme. Gjithmonë të bën të ndihesh e lumtur, veçanërisht që po e filloj 2017-ën me fitore” ka thënë Kelmendi.

Majlinda pati ankesa që në Kosove nuk po përcillet kjo garë, përderisa e krahasoi atë me një kampionat botëror, kjo për shkak të konkurrencës mjaft të fortë.