Makina e “parë” fluturuese

Prej vitesh njerëzit ëndërrojnë të kenë një makinë, e cila jo vetëm mund të ecë në rrugë, por edhe të fluturojë.

 

Së fundmi kjo ëndërr duket se do të bëhet realitet, revista “Maxim”ka cilësuar Pal-V si kompaninë e cila mund të nxjerrë në shitje masive edhe automjetin e parë fluturues.

“Pal-V One Helicycle” është një makinë hibride me dy vende, ajo ka një serbator me kapacitet 100 litra dhe  nga testet e para ka rezultuar se ajo mund të përshkruajë një distancë prej 354 km në fluturim ose 1207 km udhëtim në rrugë.

Por ndërsa testet ende vijojnë, kjo makinë-helikopter ka dalë në shitje, por jo për masën e gjerë të popullsisë për shkak të një problemi: Është shumë e shtrenjtë.

Në pritje të përmirësimit të detajeve dhe uljeve të kostove, sot “Pal-V One Helicycle” kushton 600,000 dollarë.