Tre persona në moshë dhe një fëmijë janë lënduar në tre aksidente trafiku. Siç ka kumtuar MPB, aksidentet kanë ndodhur dy në Shkup, ndërsa një në rrugën Kumanovë-Shkup, përcjell ‘SHENJA’.

Dje në lagjen “Jurumleri” të Shkupit, I.N duke drejtuar makinën “reno kilo” me targa të Tetovës ka goditur këmbësorin D.S (76) ndërsa si pasoj i është thyer këmba.

Në rrugën Anton Popov në Hasanbeg, M.B (42) nga Shkupi duke drejtuar makinën “golf” me targa të Shkupi ka goditur një këmbësor, fëmijë i moshës 4 vjeçare.

Ndërkaq në rrugën rajonale Shkup-Kumanovë, K.B (35) duke drejtuar makinën “mercedes”, me targa të Kuamnovës ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Në aksident bashkudhëtarja I.B (28) ka përfunduar me lëndim të rënda dhe dërguar për kurim në spitalin e Kumanovës