Të mos ekzistojë asnjë institucion që ndot ajrin, këtë obligim e marrim përsipër ta përmbushim deri në vitin 2024, tha zv. ministri për Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë, Jani Makraduli në debatin e sotë të LSDM-së të organizuar sot në Tetovë.

Unë i bëj thirrje opozitës, së bashku me shoqërinë civile dhe komunitetin akademik, të arrijmë marrëveshje që do të konfirmojë planin hapësinor, do të arrijmë një platformë të gjelbër, tha Makraduli, duke shtuar se së bashku me konsensusin kombëtar duhet të përcaktojmë shtetin me zona të qarta ku mund të bëhet ndërtimi i hidrocentraleve, mullinjve e erës dhe të ngjashme, ndërsa cilat zona do të mbrohen dhe do t’u bëhet e ditur edhe investitorëve të huaj në vend.

“Nëse mundet që Ambasada Suedeze në Sarajevë të thirret në shembullin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në uljen e ndotjes, atëherë ne mund të vazhdojmë t’i zhvillojmë ato dhe të arrijmë rezultatin më të mirë”, tha Makraduli.