Sonte në emisionin debativ Click Plus, ku të ftuar ishin analisti Mersel Bilalli, profesori universitar Mersim Maksuti dhe ekonomisti Visar Ademi , u diskutua   mbi  temën  se me kë duhet të zgjedhin partitë shqiptare për koalicion dhe nëse duhet të shkojnë përsëri me VMRO apo me LSDM .

Prof  Mersim Maksuti  në prononcimin e tij t  tha se ai  pajtohet plotësisht se që në start e kemi bërë problematikë rolin e presidentit në raport me formimin e qeverisë sepse kushtetuta është shumë e qartë edhe në praktikën parlamentare edhe e drejta kushtetuese nuk lë rast në vështirësi por problemi më i madh është presidenti sepse këtu e kemi problemin e krizës politike pra kushtetuta e qartë është e në rastin konkret i intereson të ketë shumicën, mirë do ishte që pas 20 ditë të jap mandatin forcës të dytë që të formojë qeverinë, preferenca ime do ishte që kjo qeveri të formohet nga LSDM dhe partitë shqiptare”.Poashtu ai shtoi se: Vendi është i dy etniteve më të mëdha ndërsa kriza erdhi si dështim i sistemit të drejtësisë.

“Vendi është i dy etniteteve dhe nuk ka bazë përbërje ndryshe rregullimi shtetërorë, kjo krizë politike që erdhë dhe shkuam në zgjedhje nuk ishte si raport i marrëdhënieve ndëretnike por ishte ndryshe, problem i kahmotshëm por kriza erdhi si dështim i sistemit të drejtësisë, duhet të kthejmë stabilitetin zbatimin e ligjit dhe pastaj të hapet çështja e statusit të shqiptarëve sepse edhe maqedonasit e pranojnë si fakt real por në mënyrën si, Gruevski mund të ketë 100 deputet por të drejtat e shqiptarëve duhet të zgjidhen si duhet se si na takojnë si popull”,tha    Maksuti  në Click plus.