Malësia e Tetovës e mirëpret kryetarin e BESËS (FOTO)

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është mirëpritur nga banorët e Malësisë së Tetovës, së bashku me kryetarin e degës Tetovë të BESËS, Azbi Mahmutin.

Më konkretisht përfaqësuesit e BESËS ishin në fshatrat, Brodec, Bozovc e Veshall, me ç’rast kryetari Kasami edhe vetë personalisht i ka ndihmuar disa banorë të këtyree zonave të regjistrohen në listën zgjedhore të kontestuar padrejtësisht nga regjimi VMRO-BDI.

Ndryshe, ditëve të fundit Lëvizja BESA është në aksion të gjerë për të shpëtuar votuesin shqiptar. Aktivistët e Lëvizjes do të jenë në teren vazhdimisht në të gjitha vendbanimet për të ndihmuar në regjistrimin e votuesve.
Ata po shpërndajnë një fletushkë informuese, që ta pengojnë planin e pushtetit VMRO-BDI dhe të KSHZ-së që t’i fshijë nga lista më shumë se 300 mijë shqiptarë, thonë nga BESA.

12345678910