Shënjimi i vijës kufitare të Malit të Zi me Kroacinë dhe Kosovën nuk mund të jenë pengesa në rrugën drejt Bashkimit Evropian sepse ka kohë të mjaftueshme që çështjet e kufirit të zgjidhen, ka vlerësuar ish-shefi i diplomacisë malazeze, Branko Lukovac.

Në Strategjinë e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor decitivisht thuhet se në BE nuk mund të hyjnë shtetet që kanë të pazgjidhura çështjet e kufijve, dhe të njëjtën e kanë thënë edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Calude Juncker dhe komisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn gjatë prezantimit të Strategjisë së BE-së, shkruan e përditshmja malazeze “Vijesti”, transmeton Koha.net.

Mali i Zi ende e ka të pazgjidhur edhe çështjen e kufirit me Kroacinë, në Prevllakë, sikurse edhe kufirin me Kosovën, ndërsa as me Serbinë nuk ka të nënshkruar një marrëveshje për shënjimin e vijës kufitare.

Lukovac, duke folur për mosmarrëveshjen për Prevllakën, siç transmeton Koha.net, ka përkujtuar se në dhjetorin e vitit 2002 është arritur në zgjidhje e përkohshme, e cila, siç thotë ai, për më shumë se 15 vjet nuk sjell asnjë problem.

Përveç kësaj, kujton Lukovac, midis qeverive të Malit të Zi dhe Kroacisë, u ra dakord në 2008 se në qoftë se mes dy organeve kompetente të dy vende dështohet të arrihet një marrëveshje mbi zgjidhjen përfundimtare, Mali i Zi dhe Kroacia do t’ia lënë këtë vendim Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Mali i Zi, nga shtetet fqinje, e ka të zgjidhur çështjen e kufirit vetëm me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Kufiri me Malin e Zi është zgjidhur me protokollin e Firences më 26 korrik të vitit 1926 kur është definuar kufiri, ndërsa më 2009 është nënshkruar një Marrëveshje për Ripërtëritjen e Pikave Kufitare mes dy vendeve dhe ky kufi është përcaktuar plotësisht, shkruan e përditshmja malazeze “Vijesti”.

Marrëveshja me Bosnjën e Hercegovinën është nënshkruar më 2015 dhe pjesë e forcave politike atje kanë kërkuar që Sutorina t’i takojë Bosnjës, megjithatë kjo kërkesë nuk e pati shumicën e nevojshme.

Mali i Zi nuk mund t’i vuajë pasojat nëse BE e paralajmëron Kosovën

Kur flasim për kufirin me Kosovën, Parlamenti në Prishtinë ka një kohë të gjatë që po e vonon ratifikimin e demarkacionit kufitar me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Lukovac thotë se sipas shumë vlerësimeve, ratifikimi po vonon për shkak të kontradiktave dhe mospajtimeve të mëdha të forcave politike në Kosovë.

“Organeve shtetërore të Kosovës, në lidhje me këtë temë, disa herë u janë dërguar paralajmërime nga pala e BE-së, dhe kështu, Mali i Zi në asnjë mënyrë nuk mund t’i vuajë pasojat në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE për shkak të vonimit të ratifikimit të Marrëveshjes si pasojë e procese të brendshme në Kosovë”, thotë Lukovac dhe shton se pret që bllokada aktuale të kapërcehet në muajt e ardhshëm në mënyrë Marrëveshja e kufirit të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës.