Tashmë edhe zyrtarisht, klubi i Mallorcas ka njoftuar për kompletimin e transferimit të Vedat Muriqit.

Reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar me Mallorcan, klub të i cili ishte i huazuar në gjysmë-sezonin e fundit, shkruan Gazeta Express.

Klubi spanjoll bëri të ditur se Muriqi ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Muriqi regjistroi 17 paraqitje në total me skuadrën spanjolle në sezonin e fundit, teksa shënoi 5 gola e shtoi 3 asistime.

Klubi i Mallorcas njoftoi gjithashtu se 28-vjeçari ka kaluar ekzaminimet mjekësore, ka firmosur kontratën e re dhe i është bashkuar skuadrës në Fulpmes të Austrisë.