fmPas shumë reagimeve kundërshtuese dhe përkrahese rreth skeqit të grupit humoristikë “Stupcat”, në lidhje me Komandatët e UÇK-së, ka reaguar edhe Sociologu Fadil Maloku i cili iu ka dal në krahë humoristëve.

Në reagimin e Malokut thuhet se nuk gabuan “Stupcat” por gabuan disa “Komandanta”.

Më tutje ai i ka numëruar 3 arsyje pse “stupcat” nuk janë fajtorë për skeqin e tyre humoristik.

Lexoni më poshtë postimin e tij në Facebook:

STUPCAT S’GABUAN, POR GABUAN DISA “KOMANDANTA”…!
1.Stupcat, me skeçin e tyre VETËM sa personifikuan DY NDËRGJEGJE të heshtura dhe munguara të DISA luftëtarëve atdhetar… dhe të DISA ish “komandantave” (harbut!) që si në luftë ashtu edhe në paqë, të vetmin qëllim kishin; plaçkën, rrenën, mashtrimin… e që qe dy dekada po na sundojnë në emër të luftës!
2.Stupcat, portretizuan edhe tipin tjetër të luftëtarit (idealist) të ndergjegjësuar që si atëherë (ishin mish për top!), ashtu edhe sot (e heq të zitë e ullirit!) ishin të margjinalizuar nga sofra…
3. Çështja, është TANI…se kush e ka “mizën pas veshi”? Me siguri “komandantat” (harbut!), e jo luftëtarët (mishi për top!) e vdekur me nder dhe ata (atdhetarët) të mbetur gjallë!

fb maloku