Malta prej sot e ndërmori kryesimin gjashtëmujor të rotacio0nit me Këshillin e BE-së, ndërsa si prioritete gjatë mandatit të saj i parashtroi çështjet lidhur me migrimin, sigurinë, tregun e vetëm evropian, si dhe politikën fqinjësore dhe sektorin detar.

Në çështjet për planet në sferën e zgjerimit të BE-së nga Kryesimi i Maltës paralajmërojnë se do t’i vazhdojnë aktivitetet e filluara nga ana e kryesuiesit paraprak, Sllovakisë, lajmëroi tanjug-u.

“Kryesimi maltez mbetet i përkushtuar në procesin e zgjerimit. Zgjerimi i BE-së lshtë proces afatgjatë i cili kërkon reforma të fuqishme nga vendet-kandidate”, deklaroi zëdhënësja e Kryesimit të Maltës, Vendi Borg.

Për dallim nga Sllovakia, e cila nga mesi i vitit të kaluar, në mesin e prioriteteve të kryesimit të saj e vendosi vazhdimin e zgjerimit të BE-së dhe kthimin e besimit në procesin e eurointegrimit të Ballkanit Perëndimor, Malta ndërkaq zgjerimin nuk e përmend si fokus të vetin.

Si prioritet absolut të kryesimit të vet, së pari nga hyrja në BE, Malta i cekë migrimin, politikën e azilit, por edhe sigurinë e BE-së, si brenda në Union, ashtu edhe në kufijt e tij të jashtëm.