Djajtë e Kuq kanë synuar një qendër mbrojtës të ri për një kohë të gjatë dhe kërkimi i tyre mund të përfundojë së shpejti me fituesit të Kupës së Botës, të cilit mund t’i ofrohet një kontratë e madhe.

Manchester United ka kohë që është i interesuar në mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane dhe janë të gatshëm të paguajnë një pagë vjetore prej 10.3 milion £ për ta bindur atë të nënshkruajë, sipas raporteve, transmeton Periskopi.

Është raportuar javën e kaluar nga ABC se Varane nuk e ka zgjatur marrëveshjen e tij në Real Madrid për shkak të faktit se ai mori një propozim më të mirë nga Manchester United.

Tani, Defensa Central i ka bërë të qarta hollësitë e këtij propozimi dhe thonë se Djajtë e Kuq janë të vendosur në nënshkrimin e mbrojtësit francez.

Madridi, i menaxhuar tani nga Carlo Ancelotti, ishin të gatshëm t’i jepnin Varane një rritje në pagat e tij aktuale, duke e çuar atë nga 4.3 ma në vit 7.7 ma në vit, por mbrojtësi thuhet se donte më shumë, duke shpresuar të fitonte sa nënshkrimi i ri David Alaba, i cili nënshkroi falas me një pagë 10.7 në vit, pasi ishte larguar nga Bayern Munchen./Periskopi