Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski nëpërmjet një konference për shtyp shkurt ka falënderuar të gjithë qytetarët për, siç tha ai daljen masive në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Portalb.
Ai gjithashtu tha se ka pasur edhe këtë herë disa tentativa të personave të afërt me pushtetin që ta pengojnë vullnetin e qytetarëve.
“I falënderojmë të gjithë qytetarët për dalje në numër të madh që të votojnë. Ai gjithashtu tha se ka edhe sot ka pasur disa tentativa si nga herët e kaluara, gjegjësisht për ta penguar vullnetin e votës së qytetarëve”, tha nënkryetari i LSDM-së, Mançevski.