Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së sot në një koferncë për shtyp u shpreh se Maqedonia nuk mund të lejojë më vetes VMRO- DPMNE-në!

“Patjetër duhet të ketë ndryshim të pushtetit  për qindra mijë qytetarë tanë të mos e braktisin shtetin.

Duhet ndryshuar qeverinë që   njerëzit  të  jetojnë në Maqedoni.

Sot jemi këtu për të treguar në mënyrë simbolike Nikolla Gruevskit  se çfarë qytetarët mendojnë për listat e tij të deputetëve.

Sot përfunduan  gënjeshtrat që DPMNE ka mësuar gabimet e vet dhe se mendon për tu ndryshuar. Me këta bartës nuk do të bindin askënd se pas sundimit katastrofik 10-vjeçar, tani diçka do të ndryshojnë.

Me listat dhe sloganin e tyre “Po fillojmë”  në fakt  tallen me veten e tyre. Është e qartë se po marrin fund.

Për kot  është imuniteti i deputetëve. Për krimet që i kanë  bërë   dënimet me burg janë më të gjata se imuniteti i deputetëve.

Gruevski për një vit nuk është kryeministër.  Nuk e kryen funksionin  për shkak të korrupsionit dhe kriminalitetit dhe  për shkak të përgjimit të paligjshëm të qytetarëve. Qytetarët e Maqedonisë kurrë  nuk do të harrojnë atë.

Me këto lista dhe me bartës të tillë  Nikola Gruevski do të përjetojë  humbje  katastrofike më 11 dhjetor!” u shpreh Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.