Manchester Unitedi thuhet se ka filluar bisedimet me Edinson Cavanin rreth një transferimi në Old Trafford, me uruguaianin që thuhet se i është ofruar skuadrës së Ligës Premier.

Ka qenë një verë e gjatë, dhe tani vjeshta, e thashethemeve të transferimeve për Unitedin dhe ka qenë kryesisht zhgënjim për tifozët e tyre pasi vetëm Donny van de Beek është transferuar.

Koha po kalon që ata të shtojnë më shumë lojtarë në skuadër dhe Ole Gunnar Solskjaer është i etur për përforcime.

Reparti i sulmit është faza ku trajneri norvegjez dëshiron të përforcohet dhe ylli o Borussia Dortmundit, Jadon Sancho është ende objektivi numër një.

Megjithatë, sipas Daily Mail, Unitedi tani duhet të kthehet te alternativat e Sanchos dhe bisedimet kanë filluar tashmë me Cavanin.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano gjithashtu raporton se 33-vjeçari iu ofrua klubit nga agjenti i tij.

Sulmuesi uruguaian mendohet se dëshiron një kontratë afatgjatë dhe pagë të lartë dhe kjo po e bllokon momentalisht Unitedin.

Cavani kishte qenë i lidhur më parë edhe me Atletico Madridin dhe Juventusin.