Manifestim humanitar i Vitit të Ri për 130 fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë me probleme edukative-sociale dhe fëmijë nga kategoritë e rrezikuara të familjeve, do të mbahet sot në Kinotekën e Maqedonisë.
Fëmijët do të marrin dhurata nga Babagjyshi dhe do të ndjekin kino projeksionin të një filmi 3D të animuar.
Manifestimi është në organizim të Kryqit të Kuq.
‘Të shpërndajmë lumturi’ mbahet për të gjashtën herë. /Telegrafi/