Më herët u njoftua se nëse kryetari në largim i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, nuk do të mund ta udhëheq seancën e parë të Kuvendit të Maqedonisë, të njejtën do ta bëjë deputeti i LSDM-së Ferid Muhiq.

Ndërkohë, deputeti i BDI-së ka reaguar duke thënë se ai do ta udhëheq këtë seancë pasi ai është më plaku në këtë përbërje parlamentare.

“Më kanë informuar se unë do ta udhëheqi seancën e Kuvendit. Ende jo zyrtarisht, por unë aso informacione kam”, deklaroi Manojlovski për Gazetën Lajm.

Për informacion, Manjolovski është i lindur në vitin 1943./Telegrafi/