Një 35-vjeçar, Pande Veleski, i lindur në Maqedoni por që aktualisht jeton në Melbourne të Australisë, është arresuar për shkak të vrasjes së një turisti francez.

Ai është arrestuar për shkak se ka vrarë 33 vjeçarin nga Franca, i cili kishte shkuar si turist së bashku me gruan e tij në veri të qytetit të vogël Connors, 100 kilometra nga Alice Springs.

Sipas autoriteteve, mësohet se Veleski e ka goditur në qafë turistin duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por policia po heton për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/