Diaspora e bashkuar maqedonase  ka shprehur shqetësimin rreth platformës së përbashkët të shqiptarëve në Maqedoni si dhe ndërhyrjen e kryeministrit Rama në këtë proces.

Kjo organizatë, e cila i quan shqiptarët pakicë, kërkon bashkimin e dy partive më të mëdha maqedonase për të ndaluar federalizimin e vendit, gjuhën shqipe si dhe ndërhyrjet e Tiranës zyrtare në punët e brendshme të shtetit maqedon.

Madje, ata kërkojnë edhe dënimin e kryeministrit shqiptarë Edi Rama, i cili sipas tyre ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

Një kërkesë e cuditshme e kësaj organizate është edhe ndalimi i themelimit të partive me karakter etnik në Maqedoni. (INA)